Boksierja e Kosovës apo kampionia Evropës, në mbrëmje të maturës!

Boksi

Boksierja e Kosovës apo kampionia Evropës, në mbrëmje të maturës!

Nga: Kemajl Goca Më: 18 maj 2017 Në ora: 11:31
Donjeta e Besimi

Boksierja Donjeta Sadiku është potencial i madh i sportit të Republikës së Kosovës. talenten e madhe të boksit e ka zbuluar dhe formuar trajneri Besim Brahimi.

Falë punës së Brahimit, aktualisht trajner i KBO Gollakut dhe i kombëtares së Kosovës, në konkurrencën e femrave, Donjeta është kampione e Evropës për të reja dhe nënkampione e Botës për juniore dhe tani mëton edhe majën e Olimpiadës. “Donjeta Sadiku nënkampionia Botërore dhe kampionia e Evropës ka pasur mbrëmjen e maturës dhe ishte një prej më të bukurave. Paq shëndet e fat në jetë krenaria jonë”, shkruan Brahimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat