Do të mbahet Kampionati i Kick-Box-it

Boksi

Do të mbahet Kampionati i Kick-Box-it

Nga: K.G. Më: 19 maj 2017 Në ora: 17:11
Makolli

Kryetari i Federatës së Kick-Box-it të Kosovës, Fatmir Makolli, deklaroi për gazetën kombëtare “Bota sot”, se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për Kampionatin e Kosovës në kick-box.

“Me 21 maj në palestrën e sportit në Vushtrri, Federata organizon Kampionatin shtetëror në Kick-Box për të gjitha grupmoshat në disiplinat Point- Fighting dhe Kick- light dhe K-1. Besoj se do të jetë një organizim ashtu si i ka hije dhe një rivalitet, mbi të gjitha garuesit të dëshmojnë cilësi”, ka thënë Makolli. Garat fillojnë në orën 15.00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat