Kosova me 10 boksierë në turneun ‘Lah Nimani’

Boksi

Kosova me 10 boksierë në turneun ‘Lah Nimani’

Nga: K. Goca Më: 24 maj 2017 Në ora: 19:34
Demolli e Bogujevci

Zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, konfirmoi se janë të gatshëm për turneun ndërkombëtar ‘Lah Nimani’ në boks. “Në fundjavë me 27- 28 maj (në palestrën ‘1 Tetori’ në Prishtinë) do të zhvillohet turneu. Në këtë turne do të marrin pjesë boksierë nga shumë shtete: Shqipëria, Greqia, Belgjika, Kroacia, Mali i Zi, Bullgaria e Maqedonia. Kosova përfaqësohet me dhjetë boksierë: 56 kg Shpejtim Bajoku, 56 kg Fitim Shala, 60 kg Jozef Rrasi, 60 kg Jeton Asllani, 60 kg Shpejtim Rrullani, 64 kg Flamur Sejfijaj, 64 kg Çlirim Zeka, 64 kg Albin Sejdiu, 75 kg Atdhe Delijaj dhe 75 kg Besart Pireva”, tha Demolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat