Vitali: Unë ia humba ndeshjen Wladimirit, ja pse nuk më foli pas ndeshjes

Boksi

Vitali: Unë ia humba ndeshjen Wladimirit, ja pse nuk më foli pas ndeshjes

Më: 10 qershor 2017 Në ora: 02:24
Vitali dhe Wladimir Klitchko

Është zbuluar fajtori kryesor për humbjen e boksierit ukrainas, Wladimir Klitschkos ndaj atij britanik Anthony Joshua.

Vitali Klitschko e ka pranuar fajin për humbjen e vëllait të tij Wladimirit kundër Joshuas, për shkak të “këshillave të gabuara”.

Ukrainasi u shfaq në ring me britanikun në prani të 90 mijë tifozëve në Wembley të Anglisë, por ai u nokautua në raundin e 11-të.

Vitali ishte pjesë e ekipit të Wladimirt ndërsa e pranon se ka një faj për humbjen.

“Menjëherë pas luftës ne mezi flisnim. Vetëm pasi u larguam unë e falënderova atë për luftën e mirë. Ishte një luftë e mirë, duhet ditur se në këto pesha një grusht është vendimtar. Unë e fajësoj vetën për humbjen e vëllait tim. Kur Wladimir rrëzoi Joshuan unë i dhashë atij këshilla të gabuara”, ka thënë Vitali.

Wladimir po shpreson për një rematch me Joshuan, thuhet se një gjë e tillë është arritur kohëve të fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat