Fury po i rikthehet ringut

Boksi

Fury po i rikthehet ringut

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 15:59
Tyson Fury

Peter Fury, xhaxhai dhe trajneri i boksierit britanik Tyson Fury, ka thënë se ky i fundit do të rikthehet shumë shpejt në ring. Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, është pezulluar dhe i është hequr licensa për të boksuar pas skandalit doping shtatorin e kaluar, ndërkohë që në karrierën e tij ka arritur 25 fitore e asnjë humbje (18 fitore me KO).

Pasi doli pozitiv, ai dorëzoi titujt kampionë bote, duke thënë se përdorte kokainë për shkak të depresionit. Jo vetëm kaq, por ai shtoi shumë në peshë, ndërkohë që fati i rikthimit të tij në ring varet nga antiodopingu britanik, që pritet të marrë një vendim. “Tyson Fury do të rikthehet shumë shpejt”, ka qenë komenti i Peter Fury, pa dhënë ndonjë datë të saktë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat