Diçka e madhe po vjen

Boksi

Diçka e madhe po vjen

Më: 12 qershor 2017 Në ora: 17:06
Floyd Mayweather - Conor McGregor

Duket se marrëveshja mes Floyd Mayweather dhe Conor McGregor për duelin e madh mes tyre në boks është shumë pranë. Ndërkohë që, sfidanti i Mayweather Conor McGregor, ka publikuar sot në “Twitter” një mesazh shumë domethënës, duke u shprehur se “diçka e madhe po vjen”. Duket se eventi i madh i boksit mes dy ikonave të sporteve luftarake do të zhvillohet më 26 gusht. Si Floyd ashtu dhe Conor synonin të zhvillonin duelin e tyre në shtator, por mesi i këtij muaji do të ketë përballjen tjetër të boksit me Golovkin dhe Alvarez. Gushti duket se është muaji i vetëm i lirë për një duel të madh PPV dhe datat 26 është shumë pranë shtatorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat