Përgatiten për Evropian

Boksi

Përgatiten për Evropian

Nga: K. Goca Më: 16 qershor 2017 Në ora: 16:56
Pamje nga një meç i Donjeta Sadikut

Zyra e Federatës së Boksit të Kosovës, bëri të ditur se për disa ditë do të jenë në kampin Evropian në boks. “Me 18 qershor selektori i boksiereve (femrat) Besim Brahimi me kampionen Evropiane për të reja dhe nënkampionën e botës për juniore, Donjeta Sadikun dhe Fjolla Çunaj, udhëtuan në Kampin Evropian, i cili organizohet nga 19 qershori deri me 2 korrik në Sofje. 

Me 2 korrik fillon Kampionati Evropian për të reja, në të cilën Donjeta Sadiku (57 kg), do të mbrojë titullin e kampiones, kurse Çunaj pretendon të del sa më mirë. Në Kampionatin Evropian do të jetë edhe gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli”, bëhet e ditur nga Federata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat