Diaz thumbon McGregorin e Mayweatherin!

Boksi

Diaz thumbon McGregorin e Mayweatherin!

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 17:57
Ilustrim

Pas zyrtarizimit të sfidës së madhe në boks me boksierit Floyd Mayweather dhe sportistit të arteve marciale mikse Conor McGregor, ka reaguar edhe një nga njerëzit që ka bërë epokë në UFC, Nate Diaz.

Ai është sportisti i fundit që ka mundur irlandezin McGregor në kafaz, por humbi revanshin. Përmes një mesazhi të bërë publik në rrjete sociale, ai ka thumbuar dy sportistët, raporton telesport. “Ka për të qenë një sfidë e bukur për të dy sportistët, që do të vendosin se cili prej tyre do të jetë numri 2”, ka deklaruar Nate Diaz, duke lënë të nënkuptosh se numri 1 është pikërisht ai. Nate Diaz nuk është ngjitur në kafaz që prej duelit të humbur me McGregor edhe pse i janë ofruar disa ndeshje, por që sipas tij nuk kanë qenë të atij niveli që ai preferonte. Diaz synon të kompletojë triologjinë me McGregor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat