Përfitimet marramendëse te Mayweather dhe McGregor nga mega-dueli mes tyre

Boksi

Përfitimet marramendëse te Mayweather dhe McGregor nga mega-dueli mes tyre

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 01:11
Conor McGregor dhe Floyd Mayweather

Floyd Mayweather ka refuzuar ta tregojë shumën e parave që do të përfitojnë ai dhe Conor McGregor në mega-duelin e gushtit.

Meçi ndërmjet kampionit të dyfishtë të UFC dhe kampionit të pamposhtur të boksit do të zhvillohet më 26 gusht në Las Vegas me rregulla të boksit dhe pritet t’i thyejë të gjitha rekordet e përfitimeve – mbi 500 milionë dollarë.

Mediat kanë raportuar se dy protagonistët do të përfitojnë nga 100 milionë dollarë pas duelit të shumëpërfolur.

Amerikani Mayweather citohet të ketë thënë se ai është kryesori dhe duhet të përfitojë më shumë se rivali i tij irlandez.

Mirëpo, në një intervistë për Black Sports Online, ai ka refuzuar ta tregojë shifrën e saktë apo detajet e marrëveshjes mes tij dhe McGregor.

“Të dyja palët janë shumë të kënaqura. Ai është shumë i kënaqur, unë jam shumë i kënaqur. Ju duhet ta mbështetni njeriun tuaj. Qëndroni prapa atij që i besoni më shumë”, ka deklaruara Floyd.

Përfitimi më i madh që ka marrë McGregor nga një meç i UFC-së ka qenë tre milionë dollarë nga UFC 205 dhe të njëjtën shifër e ka përfituar edhe në UFC 202.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat