Konfirmohet Fury-Parker

Boksi

Konfirmohet Fury-Parker

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 17:37
Joseph Parker gjatë një duelit

Boksieri zelandez Joseph Parker do të mbrojë për herë të dytë titullin kampion bote të peshave të rënda, në kategorinë WBO, më 23 shtator, në Manchester, ndaj britaniky Hughie Fury. Ky i fundit është kushëriri i Tyson Fury. Ndeshja mes Hughie Fury dhe Joseph Parker duhej të ishte zhvilluar në maj të këtij viti në Zelandën e Re, por u anulua. Britaniku u lëndua dy javë para sfidës dhe vendin e tij e zuri rumuni Razvan Cojanu, që e humbi sfidën me Parker.

“Mezi po e pres këtë përballje. Ka ende shumë kohë deri në shtator, por tashmë kontratat janë nënshkruar. Mezi po pres që të jem në Britaninë e Madhe për të treguar forcën time dhe për të zhvilluar një përballje të madhe”, u shpreh  Joseph Parker. Ndërsa Fury tha: “Nuk do t’i zhgënjej tifozët e mi. Nuk kam asnjë humbje dhe kështu do të jetë edhe pas kësaj sfide”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat