Dardan Morina mbron titullin WKU

Boksi

Dardan Morina mbron titullin WKU

Më: 1 korrik 2017 Në ora: 22:10
Dardan Morina

Kikboksieri i njohur nga Kosova, Dardan Morina, ka mbrojtur me sukses për të 17-tën herë titullin e botës në WKU.

Morina, i cili mban 16 rripa në sportin e kik-boksit, u tregua shumë i zoti në këtë ndeshje duke e mposhtur me nokaut italianin Matteo Calzetta.

Kampionit të WKU-së i mjaftuan vetëm tre raunde për ta rrëzuar në tokë kundërshtarin e tij nga Italia.

Kujtojmë se kjo ishte lufta e radhës që Morina e përfundon para kohe, pasi shumica e fitoreve të tij vijnë pikërisht nga nokauti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat