Fitorja e Horn në dyshim, nis hetimi për pikëzimin e gjyqtarëve

Boksi

Fitorja e Horn në dyshim, nis hetimi për pikëzimin e gjyqtarëve

Më: 2 korrik 2017 Në ora: 17:57
Jeff Horn ndaj Manny Pacquiao

Fitorja me vendim unanim të gjyqtarëve e Jeff Horn ndaj Manny Pacquiao arritur mëngjesin e sotëm në Brisbane të Australisë ka tronditur jo pak opinionin sportiv, fansat madje edhe vetë boksierët (kampion bote i peshës welter). Pacquiao shpresonte te fitorja dhe ndoshta mund ta kishte marrë atë, por vendimi i të 3 gjyqtarëve anoi nga Horn (117-111, 115-113 dhe 115-113). Ky vendim ishte mjaft surprizë, aq sa zëra nga WBO kanë bërë me dije se do të nisë një hetim për të parë nëse boksieri australian e ka merituar këtë triumf apo jo. Çka do të thotë se do të analizohen pamjet filmike për të parë rezultatin real të sfidës edhe pse një analizë është bërë paraprakisht, që nxjerr filipinasin fitues, raporton telesport.

Ja rezultati i duelit, sipas specialistëve

Raundi 1:    10-9 për Horn (dominim)

Raundi 2:    10-9 për Pacquiao (pothuajse)

Raundi 3:    10-9 për Horn (pothuajse)

Raundi 4:    10-9 për Pacquiao (pothuajse)

Raundi 5:    10-9 për Horn (pothuajse)

Raundi 6:    10-9 për Pacquiao (pothuajse)

Raundi 7:    10-9 për Horn (pothuajse)

Raundi 8:    10-9 për Pacquiao (pothuajse)

Raundi 9:    10-9 Për Pacquiao (dominim)

Raundi 10:   10-9 për Horn (pothuajse)

Raundi 11:   10-9 për Pacquiao (pothuajse)

Raundi 12:   10-9 për Pacquiao (pothuajse)

Rezultati total: 115-113 për Pacquiao

Pra, sipas specialistëve të boksit, është Pacquiao ai që dominon dhe fiton sfidën, ndërkohë që në 10 nga 12 raundet boksierët janë shumë pranë njëri-tjetrit dhe nuk ka dominim në ring dhe vështirë të nxjerrësh fituesin. Vetëm raundi i parë, dominuar nga Horn dhe i nënti, dominuar nga Pacquiao, janë të lehtë për t’u vendosur rezultati, ndërsa në 10 të tjerët fituesi mbetet i dyshimtë për t’u caktuar. Ndaj rezultati 117-111 i një prej gjyqtarëve ishte tepër i dyshimtë, pasi 10 raunde ishin thuajse të barabartë. Falë përvojës dhe aftësive të tij, Pacquiao ishte më dominant në ring, por duket se pesha trupore e Horn dhe gjatësia e tij bënë që ai të dukej superior në ring për gjyqtarët. Ndoshta filipinasi priti shumë raunde për të treguar aftësitë e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat