Dikur shokë të ngushtë, sot armiq, apo asat e Kosovës që dridhen Serbinë e Ligën-ish jugosllave

Boksi

Dikur shokë të ngushtë, sot armiq, apo asat e Kosovës që dridhen Serbinë e Ligën-ish jugosllave

Nga: Kemajl Goca Më: 5 korrik 2017 Në ora: 13:19
Mehmeti e Xhevdeti

Ish-boksierët e mirënjohur, Mehmet Bogujevci dhe Xhevdet Peci, dikur nuk i ndante as dita as nata! Ishin shokë shumë të ngushtë. Kuvendonin për çdo gjë, por sot janë armiq në vijën sportive. Ka zëra që thonë se shkaku i pakënaqësive në sport përkatësisht në boks, nuk komunikojnë as në jetën private. Mehmeti e Xhevdeti janë dy emra të mëdhenj të sportit, që me armatën e tyre në vitet e 80-ta dridhnin klubet e Serbisë dhe të shumë republikave të shteti të nuk ekziston më, Jugosllavia.

Mehmeti e Xhevdeti janë ndarë në kohën e kuvendit të Federatës së Boksit të Kosovës. Mehmeti ishte rreshtuar në anën e Ramadan Selimit , ndërsa Xhevdet Peci në anën e Agim Latifit. Selimi triumfoi ndaj  Latifit, por Mehmeti e Xhevdeti nuk janë shokë ashtu siç ishin një kohë. Por në sport ndodhin ndasitë, por një gjë dihet: për Mehmetin e Xhevdetin, gjeneratat e vjetra flasin me krenari, për sukseset e mëdha dhe që me armatën e tyre e bënë pesë herë kampion Prishtinën në ish-Jugosllavi dhe gjashtë herë nënkampion. Sigurisht prishja e tyre është sikur në politikë kur ndodhin ndërmjet politikanëve, por në fund bashkohen me koalicione dhe i harrojnë inatet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat