Boksieri Shefat Isufi fiton titullin kampion në WBO Intercontinental

Boksi

Boksieri Shefat Isufi fiton titullin kampion në WBO Intercontinental

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 22:36
Boksieri shqiptar, Shefat Isufi

Boksieri shqiptar, Shefat Isufi ka arritur fitore të madhe, pasi e mundi kundërshtarin e tij David Zegarra, duke e hedhur në dysheme pas një goditje të fuqishme që i dha në raundin e 11-të, me çka e fitoi titullin kampion në kategorinë WBO Intercontinental.

Takimi u zhvillua në Mynih të Gjermanisë dhe kjo fitore i jep mundësi që të garojë për titullin e botës, të cilën gjë ai ka pohuar se e synon.

Boksieri Isufi, ka kohë që  ka nisur të përgatitet intensivisht për këtë sfidë, pasi që ky duel parashihej të jetë tejet interesant, për faktin se  që të dy boksierët do të synonin ta fitojnë titullin WBO Intercontinental.

Kujtojmë se Isufi ka të fituar titullin WBA, PABA, IBF, kurse tani është e fitoi edhe titullin WBO Intercontinental.

Isufi deri më tani ka shënuar 24 fitore, kurse kundërshtari i tij ka arritur 31 fitore, çka tregon se Isufi ishte përball një boksieri të përgatitur mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat