Donjeta, krenare që i solli shtetit medalje evropiane

Boksi

Donjeta, krenare që i solli shtetit medalje evropiane

Nga: Kemajl Goca Më: 9 korrik 2017 Në ora: 17:42
Donjeta Sadiku në mes, Latif Demolli e Besim Brahimi

Boksierja e kombëtares së Kosovës, Donjeta Sadiku (57 kg), ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në Kampionatin Evropian për të reja në boks, që u mbajt në Sofje të Bullgarisë. Trimëresha nga KBOX Gollaku e përfaqësoi në mënyrën më të mirë shtetin e Kosovës, duke u stolis me medalje të argjendtë.  Anëtarja e kombëtares së Kosovës ka qenë e pafat në finale, ku pësoi humbje nga rusja Ludmila Vorontsova. Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Besim Brahimi, është njeriu më i merituar për këtë sukses të madh. Ai me punën e tij e ka ngritur Donjetën në nivelin më të mirë të mundshëm, e cila konsiderohet si potencial i madh edhe për Lojërat Olimpike – ‘Tokio 2020’.

Përveç Donjetës, në Evropian ka boksuar edhe Fjolla Qunaj, po ashtu Latif Demolli e ka ndarë drejtësinë me sukses.  Zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, ankohet se boksi nuk po trajtohet ashtu siç e meriton, por është lënë anash dhe sipas tij, me 70 mijë euro sa i ndahen në vjet, nuk mjaftojnë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat