Ky është trajneri nga Gollaku që po bën gati një

Boksi

Ky është trajneri nga Gollaku që po bën gati një

Nga: Kemajl Goca Më: 9 korrik 2017 Në ora: 19:23
Donjeta Sadiku e Besim Brahimi

Me sporte luftarake jemi numër një në Botë! Xhudistja Majlinda Kelmendi është kampione olimpike dhe nuk ka trofe që nuk ka në vitrinat e saja. Hapave të saja konsiderohet se po shkon edhe Donjeta Sadiku, boksiere që ka një shikim të mprehtë të një luftëtare shkatërruese që e zbuloj e formoj ish-boksieri i Prishtinës, Besim Brahimi, ndryshe vjen nga rajoni i Gollakut dhe aktualisht është trajner i KBOX Gollakut e selektor i kombëtares së Kosovës për femra. Brenda tre vjetësh Donjeta shkëlqeu kudo që shkoi dhe shumë rivale ia kanë frikë t’i dalin në mejdan. 

Donjeta është nënkampione e Botës për juniore në vitin 2015, pastaj kampione e Evropës për të reja në vitin 2016 dhe të shtunën që e lamë pas nënkampione e Evropës për të reja. Besimi po e përgatitë një luftëtare shkatërruese për Olimpiadën përkatësisht për Tokio 2020. Donjeta po ia kthen shkëlqimin boksit dhe në fakt, falë punës së palodhshme të Besim Brahimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat