Shevchenko akuzon

Boksi

Shevchenko akuzon

Më: 10 korrik 2017 Në ora: 11:22
Valentina Shevchenko

Valentina Shevchenko ka mbetur shumë e zhgënjyer nga tërheqja e Amanda Nunes pak orë para fillimit të duelit mes dy sportisteve të arteve marciale mikes, e vlefshme për titullin kampion të peshës “bantam” (pesha gjel). Pak orë para UFC-213, kampionia braziliane Nunes u tërhoq, pasi u shtrua në spital. Pas këtij vendimi, Shevchenko, me origjinë ruse por me nënshtetësi peruane, u shpreh e zhgënjyer nga vendimi i rivales, duke lëshuar edhe një deklaratë zyrtare për mediat, raporton telesport.

“Jam në 100% të formës dhe gjatë 3 muajve të fundit jam stërvitur fort, kam bërë gjithçka për të qenë në maksimumin e mundshëm në këtë përballje. Nunes nuk mundi të siguronte formën optimale, të humbiste peshën shtesë dhe u shtrua në spital. Kjo ishte një taktikë e saj, pasi donte të humbiste peshë sa më shpejt dhe të kishte avantazh karshi meje. Dhe si rezultat, gjithçka shkoi keq. Edhe pse mjekët thanë se ajo mund të duelonte, ajo vendosi të tërhiqej. Fillimisht ky duel duhej të ishte zhvilluar në prill, por ajo nuk pranoi”, tha Shevchenko.

Më tej, sportistja peruane shtoi: “Unë e bëra pjesën time, ndaj jam shumë e mërzitur nga fakti që nuk munda të dueloj për titullin, në këtë event të madh. Por jam e mërzitur edhe për fansat e mi, që më kanë mbështetur gjithnjë, përmes fjalëve të ngrohta dhe erdhën për të më parë në Las Vegas. Ndihem keq për këtë që ndodhi orët e fundit, por unë nuk do të pushoj, nuk do ta harxhoj gjithë këtë energji kot. Po pres që UFC të më japë një tjetër shans për të dueluar”, deklaroi Shevchenko. Edhe Nunes deklaroi se kjo përballje do të zhvillohet së shpejti, pa dhënë një datë të saktë. Gjasat janë që revanshi Nunes-Shevchenko të zhvillohet më 9 shtator, në Kanada, gjatë UFC-215.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat