Mayweather kërcënon McGregorin

Boksi

Mayweather kërcënon McGregorin

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 11:51
Conor McGregor dhe Floyd Mayweather

Konferenca e parë për shtyp mes Conor McGregor dhe Floyd Mayweather zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm në stadiumin “Staples Center” të Los Anxhelosit, ashtu sikurse edhe pritej, ishte një spektakël i vërtetë fjalësh e akuzash mes dy sportistëve. Fillimisht në skenë ishin edhe stafet e dy sportistëve, përfshi edhe presidentin e UFC-së, Dana White, që i ndante, njësoj si në një ndeshje e arteve marciale mikse. Më pas sportistët qëndruan të vetëm në skenë, përballë njëri-tjetrit, duke folur për sfidën e 26 gushtit.

“Do t’ia mbyll gojën këtij zotërie. Si preferon të largohesh nga ringu, me fytyrën e nxirë apo të të fluturoj unë? Zgjidhe ti. Ti je më i ri se unë, t’i je aktiv, unë jo. Por mos harro se në sport ndodh gjithçka. Mos harro se kam 20 vite që e bëj këtë profesion, kam mentalitetit e një boksieri. Unë të ftoj të duelosh fort edhe pse kjo mund të mos mjaftojë. Unë po e bëj këtë duel pasi e donin fansat. Ne do t’i japim publikut atë që ata dëshirojnë”, tha Floyd Mayweather. Sot, dy sportistët do të takohen sërish në Toronto të Kanadasë, më pas në Nju Jork dhe në Londër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat