Aziz Salihut i afrohet një post!

Boksi

Aziz Salihut i afrohet një post!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 korrik 2017 Në ora: 12:32
Aziz Salihu e Latif Demolli

Federata e Boksit e Kosovës edhe zyrtarisht konfirmoi se iu është afruar një post fituesit të medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aziz Salihu. Federata nuk ka sqaruar më tej se cili do të jetë posti për Salihun, por ky i fundit ka kohë që kërkon të jetë drejtor në federatë ose selektor në kombëtare. “Bordi i FBOXK-së njëzëri pranoi qe z. Aziz Salihu të emërohet në ndonjë pozitë në FBOXK”, bëhet e ditur nga FBOXK.  

“Bordi i FBOXK mbajti mbledhjen e rregullt ku në rend dite pati disa pika te rendit te ditës. Mbledhja u u kryesua nga Ramadan Selimi, kryetar i federatës, i cili u zotua se do të punojë me përkushtim për të arritur qëllimet që kanë para vetes. “Së pari ishte raporti nga kampi dhe kampionati Evropian ku pjesëmarrës ishte boksierja Fjolla Qunaj, Donjeta Sadiku dhe selektori i femrave Besim Brahimi. Dhe federata uroi për punën e bërë në kamp në Sofje të Bullgarisë dhe uroi suksesin e boksieres Donjeta Sadikun per arritjen e saj ku u shpall nenkampione e Evropës.

U diskutua për çështjen financiare ku ky buxhet i ndarë nga MKRS nuk do te mjaftonte për të marrë pjesë në të gjitha garat ndërkombëtare dhe kampionatet Evropiane për junior dhe të rinj, prandaj u vendos që të kërkohet edhe ndonjë donator që do të përkrah FBOXK-në “, bëhet e ditur ndër të tjera nga FBOXK-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat