Do të rikthehet në kafaz!?

Boksi

Do të rikthehet në kafaz!?

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 13:18
Pamje nga një meç

Kampioni irlandez i arteve marciale mikse Conor McGregor me shumë gjasa do të rikthehet në kafaz në fund të këtij viti, pas duelit të 26 gushtit në boks, ku do të përballet me Floyd Mayweather. Kjo gjë është konfirmuar si nga irlandezi ashtu dhe nga presidenti i UFC-së, Dana White, të cilët kanë shtuar se McGregor do ta mbrojë titullin kampion bote ndaj Khabib Nurmagomedov, në dhjetor. Madje trajneri i sportistit irlandez John Kavanagh ka thënë se kjo sfidë mes dy ikonave të arteve marciale mikse do të zhvillohet në Rusi, në shtëpinë e Normagomedov.

Kjo gjë u konfirmua së fundi edhe nga McGregor, që javën e kaluar zhvilloi një tur 4-ditor për të promovuar duelin me Mayweather. “Unë nuk e di se çfarë do të rezervojë e nesërmja, madje nuk e di se sa afër është kjo marrëveshje me rusin. Nëse nuk kemi një marrëveshje me të mund të përballem me Tony Ferguson apo Edson Barboza. Ndoshta me ndonjë tjetër”, tha irlandezi, që nuk ka hequr dorë edhe nga një përballje e tretë me rivalin e tij më të fortë, Nate Diaz. “Triologjia me Diaz është gjithnjë në mendjen time. Ai është me fat që dueloi me mua, pasi u bë i njohur dhe fitoi shumë para”, tha McGregor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat