Këta janë emrat e Kosovës që në vitet e 80-ta rrihnin klubet nga Serbia dhe ish-Jugosllave

Boksi

Këta janë emrat e Kosovës që në vitet e 80-ta rrihnin klubet nga Serbia dhe ish-Jugosllave

Nga: Kemajl Goca Më: 24 korrik 2017 Në ora: 13:03
Foto e vitit 1980: trajner Lah Nimani, boksierët Xhevdet Peci, Xheko Muhoviç, Beqir Berisha, Nazif Gashi, Bajram Hashani, Mehmet Bogujevci, Shefki Bogujevci, Zoran Dediç dhe Haki Peci.

Sot ka shumë kritika për sportet kolektive të Kosovës, se ka ngecur shumë dhe nuk janë në asnjë element. Fakt është se ka ngecje të madhe, por fakti tjetër është, mos të harrojmë se në vitet e 70-ta e 80-ta, klubi i boksit Prishtina, që drejtohet nga trajneri më i mirë i të gjitha kohërave, i ndjeri Lah Nimani,  kishte ndërtuar një gjeneratë të frikshme të asaj periudhe dhe ende kujtohet e flitet me nostalgji. Gjenerata e artë e Prishtinës apo pesë herë ka qenë kampionë dhe gjashtë herë nënkampionë i Jugosllavisë, shtet që më nuk ekziston. Yjet apo emra e Kosovës boksoni me fanatizëm dhe nokautoni boksierët e klubet të ndryshme ish-jugosllave, ose siç thuhet shpesh trimat që rrihnin klubet e Serbisë dhe të ish-Jugosllavisë, si kroat, malazez, boshnjak etj. Këta janë yjet apo emrat e mirënjohur në fotografinë e cila është e vitit 1980: trajner Lah Nimani, boksierët Xhevdet Peci, Xheko Muhoviç, Beqir Berisha, Nazif Gashi, Bajram Hashani, Mehmet Bogujevci, Shefki Bogujevci, Zoran Dediç dhe Haki Peci.

Mos të harrojmë se pjesë e gjeneratës kanë qenë edhe shumë emra, si Aziz Salihu, Sami Buzolli, Fatmir Makolli, Afrim Majanci, Nysret Rexhepi, Abedin Lika, Skënder Hajdini, Sahit Hajdini, Ismet Haziri, Mërgim Shala, Zahir Shabani, Daut Dauti, Naser Bajrami, Agim Latifi, Muharrem Gjocaj, Latif Demolli, i ndjeri Ali Ndrecaj, etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat