Një foto e paparë deri me tash e ish boksierit të mirënjohur Aziz Salihut, fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, atëkohë boksonte për Prishtinën, pesë herë kampion i shtetit që nuk ekziston më Jugosllavia.
'Zizi' shihet në një foto të rrallë nga emocionet e mëdha që kishte dhe për atë e mbante gishtin në gojë. Ndërkohë, shihej para tij edhe trajneri më i suksesshëm shqiptar, i ndjeri Lah Nimani. Kjo foto është e viteve të 80-ta, por nuk saktësohet e cilit vit, por është mjaft atraktive, sepse 'Zizi' si gjithmonë ka qenë me stres, sepse humbjen kurrë nuk e ka duruar.