Këta janë tre shqiptarët e Kosovës me Jugosllavinë në vitin 1980, që shkuan në Olimpiadën e Moskës!

Boksi

Këta janë tre shqiptarët e Kosovës me Jugosllavinë në vitin 1980, që shkuan në Olimpiadën e Moskës!

Nga: Kemajl Goca Më: 4 tetor 2017 Në ora: 11:12
Foto e vitit 1980

Kosova gjithmonë ka pasur emra të mëdhenj të sportit. Emra që nuk harrohen kurrë dhe që përmenden me shumë krenari edhe në periudhën e sotme nga gjeneratat e vjetra, kur shumë herë iu shpjegojnë se kush ishim me sport në vitet e 70-ta e të 80-ta. Në foto shihet trajneri më i suksesshëm shqiptar, i ndjeri Lah Nimani, pastaj ish boksierët Mehmet Bogujevci dhe Aziz Salihu, që përfaqësuan atëkohë shtetin që nuk ekziston, Jugosllavinë, ky i fundit është fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo foto është e vitit 1980, para se të nisej për në Olimpiadën e Moskës. Mos të harrojmë edhe sportistin e madh shqiptar, ish mundësi Shaban Sejdiun, që ishte në këtë ekspeditë, në Moskë fitoi medaljen e bronztë. Po ashtu edhe ish mundësi botëror Shaban Tërstenën që në vitin 1984 fitoi të artën në Los Anxhelos dhe të argjendtën në Seul në vitin 1988. Kësaj i shtohet edhe krenaria e jonë xhudistja Majlinda Kelmendi në vitin 2016 në Rio, por kjo e fitoi të artën për shtetin e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat