Veseli nesër në dyluftim me serbin

Boksi

Veseli nesër në dyluftim me serbin

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 12:47
Me të kuqe Veseli

Të shtunën në qytetin e Vjenës ndeshje miqësore do të kenë përfaqësuesen e Austrisë dhe ai serb. Tek nikoqirët do të del një ring edhe një shqiptar i ri, por që ka karrierë për të respektuar. Bëhet fjalë për 18 vjeçarin, Kushtrim Veseli, i cili me prejardhje është nga Koshara e Kosovës por jeton dhe vepron në Vjenë. Ai për  “ArenaRing” tha se mezi po pres me hy në ring për ta mposhtur kundërshtarin e tij.  “Jam maksimalisht i përgatitur për këtë duel e sidomos kur e dija se do të ndeshem me serbin, Aleksandar Mutic i cili është kampion i këtij vendi. Pra, do bëj gjithçka të arrij deri tek fitorja me çka do të bëj krenar të gjithë që më njohin”, deklaroi Kushtrim Veseli. Ndryshe, ky djalosh ushtron në BC Bounce dhe gjatë karrierës së tij ka qenë 2 herë kampion i Austrisë si dhe ka marrë medalje të  bronztë në një turne i cili është më i forti në Evropë dhe disa aktivitete tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat