Do të rikthehet në kafaz

Boksi

Do të rikthehet në kafaz

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 15:56

Për herë të parë në karrierën e tij, Conor McGregor do të mbrojë titullin kampion. Sipas presidentit të UFC-së, Dana White, kampioni irlandez i arteve marciale mikse do të rikthehet në kafaz dhe do të mbrojë titullin kampion të peshës së lehtë, që pat fituar nëntorin e vitit të kaluar ndaj Eddie Alvarez. Kjo është edhe sfida e fundit e McGregor në kafaz, pasi këtë vit ai dueloi për herë të parë në boks, ku u mund nga Floyd Mayweather. Numri 1 i arteve marciale mikse deklaroi se rivali i radhës nuk do të jetë Nate Diaz, duke hedhur poshtë idenë e triologjisë, të paktën për momentin. “Asnjëherë nuk kam folur për Diaz, ato janë thjesht trillime, spekulime interneti”, tha White.

Pas duelit, ku Tony Ferguson mundi Kevin Lee dhe u bë kampioni i përkohshëm i peshës së lehtë, gjasat janë që McGregor të mbrojë titullin pikërisht ndaj amerikanit, duke qenë se mbetet sfidanti nr.1 në listë. “Tony është kampioni i përkohshëm, ndërsa Conor është kampioni në fuqi. Në fakt, përballja mes tyre ka logjikë, është sfida më e mundshme e radhës për të dy sportistët. Kjo do të jetë sfida që do të zhvillohet”, tha Dana White, duke dhënë edhe urdhër që kjo përballje të zhvillohet sa më shpejt. “Ne ende nuk kemi biseduar për këtë sfidë, por do ta bëjmë së shpejti. Ndoshta sfida nuk do të zhvillohet këtë vit, por do të shohim”, tha numri 1 i UFC-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat