Joshua do të mbrojë titujt ndaj Povetkin më 22 shtator

Boksi

Joshua do të mbrojë titujt ndaj Povetkin më 22 shtator

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 14:56
Joshua do të mbrojë titujt ndaj Povetkin më 22 shtator

Kampioni i botës në peshën e rënë, britaniku Anthony Joshua, do të mbrojë titujt e kategorive IBF, IBA dhe WBO më 22 shtator ndaj rusit Alexander Povetkin, lajm që është zyrtarizuar sot pas shumë ditësh që palët kishin arritur marrëveshjen. Ky duel do të zhvillohet më 22 shtator, në stadiumin “Iembley” të Londrës. Povetkin është i mandatuar nga WBA-ja dhe do të kërkojë të ndalë të pamposhturin Joshua, që rikthehet të duelojë në Londër pas më shumë se një viti (në prill të 2017-ës mundi Klitschko).

Dy sfidat e fundit, Joshua i ka zhvilluar në Kardif, por dy duelet e radhës i ka planifikuar në Londër. “Mezi po pres që të rikthehem sërish në ring. Më duket sikur ka kaluar një kohë shumë e gjatë nga muaji mars, kur zhvillova duelin e fundit”, tha Joshua, që duke folur për rivalin rus shton: “Povetkin është një sfidant shumë i rrezikshëm, ndaj po përgatitem seriozisht dhe me shumë kujdes. Ai ka një përvojë të madhe në ring dhe nënvlerësimi do të ishte një gabim i madh nga ana ime”, u shpreh Anthony Joshua.

“Nuk e kam ndërprerë stërvitjen në 10 javët e fundit, por 10 javët në vazhdim do të jenë edhe më intensive për mua, si në anën fizike ashtu dhe atë psikologjike. Dua të jem në formën optimale më 22 shtator, për të mos zhgënjyer fansat që do të më ndjekin në stadium”, u shpreh Joshua. Rusi Povetkin është një rival i fortë, që në duelin e fundit ka mundur me “KO” David Price, në të njëjtën ditë që Joshua mundi Parker dhe i mori titullin kampion. “Kjo sfidë është një mundësi e artë për mua, kam kohë që e pres këtë moment, ndaj nuk do të zhgënjej”, tha Povetkin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat