Aliu: Titulli besoj se do jetë i imi, mirëpo më duhet mbështetje

Boksi

Aliu: Titulli besoj se do jetë i imi, mirëpo më duhet mbështetje

Më: 26 korrik 2018 Në ora: 12:35
Aliu: Titulli besoj se do jetë i imi, mirëpo më duhet mbështetje

Më 28 korrik në Kërçovë do të zhvillohet një spektakël i madh i sporteve luftarake “Super Pro Fight Night – Uskana1”, ku do paraqiten emra të njohur shqiptar në sporte si K1, boks e MMA. Interesante do jetë se në këtë mbrëmje të madhe kërçovari që jeton dhe vepron në Zvicër, Burim Aliu do të luftoj për titull të botës kundër serbit, Antonio Zovak, kurse do të mbroj titullin e 12-të kampioni i botës edhe Shemsi Beqiri kundër serbit, Dumitrov. Aliu na njofton se dueli i së shtunës për të do jetë shumë i rëndësishëm sepse të ndeshesh për titull bote është emocionale e sidomos kur të njejtën do të mundohesh ta marrish në vendlindjen e tij në Kërçovë.

“Përgatitjet për këtë ndeshje i kam zhvilluar në ‘Superprosportcenter’ në Bazel tek palestra e Shemsi Beqirit i cili ka qene dhe si sparing partner i imi dhe më ka ndihmuar shumë që të ngriti formën në nivelin më të lartë, si dhe trajneri ynë Remzi Berisha. Intensiteti i përgatitjeve ka qen më i madh sidomos në tre muajt e fundit ku dhe kam dhanë maksimumin në çdo moment si me fuqi ashtu edhe me zemër”, thotë Aliu, duke shtuar “Në karrierën time kam shumë lufta të rëndësishme, mirëpo kjo për titull bote për mua është me e çmuara dhe dua ta fitoj. Andaj nga tani po ndihem i emocionuar sepse do ndeshem edhe në vendlindjen time ku do të më mbështesin shumë shqiptar. Kjo më jep një motivim shtesë dhe mezi po pres të futem në ring dhe në fund të festojmë të gjithë së bashku”, deklaroi kërçovari. Ndryshe, kundërshtarin Aliu thotë se e njeh nga video incizimet dhe ka vërejt se është një djalosh i fuqishëm@.

Kundërshtarin e njoh vetëm nga videot dhe e kam vërejt se është një djalosh më i ri se unë, më i gjatë por edhe i fuqishëm. Por për mua kjo nuk ka shumë rëndësi sepse ndaj serbit do të punoj taktiken time dhe do të mundohem ta mposhti. Dua të ceki se po kthehem pas 5 viteve pauzë dhe besoj se do të funksionoj gjithçka ashtu qysh dua unë”. Në fund Burim Aliu apelon që të shtunën sa më shumë publik të ketë sepse ai dhe Shemsi Beqiri por edhe tjerët shqiptar që do paraqiten në ring do kenë nevojë për mbështetje. “Do jetë një eveniment i madh i sporteve luftarake, me emra të madhej që madje sipas meje ska pasur të tillë në Ballkan me kësi lloj luftërash në një vend.

Andaj presim shumë përkrahje nga Kërçova dhe rrethina që të kemi edhe atmosferën e duhur dhe shikues shumë. Garuesve kështu do japin maksimumin e tyre nëse shikojnë se kanë shumë përkrahjes. Andaj ju ftoj sa më shumë të vini sepse edhe neve që luftojmë për titull bote na duhet e njëjta”. Ndryshe, cekim se organizator i mbrëmjes është vëllai i tij, Mustafa Aliu, një djalosh me shumë ambicie dhe i palodhur me punën e suksesshme që po e bën dhe kjo po vërehet nga kontaktet dhe udhëtimet që po i bën me të vetmin qëllim që gjithçka të shkoj ashtu siç duhet.

Cekim se deri më tani ai së bashku me stafin kanë mbledhur shumë luftëtar të njohur si Besnik Limanin, kampion bote e Evrope, i cili poashtu me karrierën e tij të shndritshme ka bërë që të jetë shumë i respektuar kudo që paraqitet, mandej bokiseri Ali Adili I cili me sukses po garon në ligat zvicerane, vëllezërit Avdylaj që do ndeshen në K1 e që kanë titull evropian, Mersim Zeqiri një djalosh luftarak i cili jeton dhe vepron në Zvicër por me prejardhje nga Kërçova i cili me padurim po pret të ngjitet në ringun Kërçovar dhe pret fitore. Mandej këtu kemi edhe talentët Eris Bajra e Arbnor Beqirin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat