Rusi gjunjëzohet! Alvarez: Doja me çdo mënyrë t’i tregoja Sergey se jam më i fortë - Bota Sot
Rusi gjunjëzohet! Alvarez: Doja me çdo mënyrë t’i tregoja Sergey se jam më i fortë

Boksi

Rusi gjunjëzohet! Alvarez: Doja me çdo mënyrë t’i tregoja Sergey se jam më i fortë

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 14:30
Rusi gjunjëzohet! Alvarez: Doja me çdo mënyrë t’i tregoja Sergey se jam më i fortë

Boksieri 35-vjeçar rus Sergey Kovalev humbi titullin kampion bote të peshës “light heavyweight” në kategorinë WBO, pas humbjes me KO teknik në raundin e shtatë ndaj kolumbianit Eleider Alvarez, ende i pamposhtur në karrierën e tij (24 fitore e asnjë humbje). Një kombinim i fuqishëm i grushteve në fundin e raundit të shtatë vuri në vështirësi Kovalev, që përfundoi te litarët e ringut, i pamundur të reagojë, duke detyruar gjyqtarin e duelit ta ndalë atë.

“Nuk mund ta përshkruaj se si ndihem. Unë doja me çdo mënyrë t’i tregoja Sergey se jam më i fortë se ai dhe ia dola mbanë. Jam në formë dhe jam gati për të bërë gjëra edhe më të mëdha në të ardhmen”, tha Alvarez. Edhe pse Kovalev u përpoq të rivalizojë dhe të zgjasë dominimin e tij në këtë division, nuk ia arriti dot mbanë, duke u mundur në testin e parë të vërtetë në këtë peshë, që pas dy humbjeve ndaj Andre Ward.

Kovalev ishte më agresiv deri në ato momente dhe deri para raundit të shtatë po e udhëhiqte me pikë duelin, por në rastin e parë që iu dha, Alvarez tregoi aftësitë e tij, duke goditur ashpër rusin dhe nuk id ha mundësi të mbrohet, duke realizuar një nga rezultatet më suprizë të boksit për këtë vit. Kolumbiani e rrëzoi dy herë në tapet rivalin rus, duke e mbyllur duelin 15 sekonda para se të bjerë gongu, para 5.600 fansave në Nju Xhersi të Amerikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...