Fury ka lëshuar një akuzë të drejtpërdrejtë karshi bashkëkombësit të tij - Bota Sot
Fury ka lëshuar një akuzë të drejtpërdrejtë karshi bashkëkombësit të tij

Boksi

Fury ka lëshuar një akuzë të drejtpërdrejtë karshi bashkëkombësit të tij

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 16:02
Fury ka lëshuar një akuzë të drejtpërdrejtë karshi bashkëkombësit të tij

Boksieri britanik Tyson Fury nuk ka përdorur doreza por ka lëshuar një akuzë të drejtpërdrejtë karshi bashkëkombësit të tij Anthony Joshua, duke e quajtur një idtiot që ka frikë nga hija e tij. Këto akuza erdhën pas dështimit që Joshua pati në gjetjen e një marrëveshje për të dueluar ndaj Deontay Wilder, një përballje që do të unifikonte titujt kampionë bote në peshën e rëndë. Ndërsa vetë Fury e ka gjetur marrëveshjen me Wilder dhe pas duelit me Francesco Pianeta, që do të zhvillojë më 18 gusht në Belfast, do të udhëtojë në Amerikë për t’u përballur me Wilder, kampionin e botës në kategorinë WBC.  “Edhe nëse nuk do të jem në formë, unë do të shkoj në Amerikë dhe do ta zhvilloj duelin ndaj Wilder, do ta bëj këtë gjë për boksin e vendit tim. Për të larguar turpin që ka rënë mbi ne, pasi ne kemi një idiot, që ka frikë edhe nga hija e tij”, tha Fury për “Telegraph”. “Ai nuk arriti marrëveshje me Wilder, duke bërë që të gjithë të qeshnin me me boksin britanik. Nëse ai është një luftëtar, duhej të kishte arritur marrëbeshjen, ndaj dhe unë vendosa ta realizoj këtë sfidë. Unë nuk kam frikë të përballem me askënd, kudo ku ka dëshirë rivali im”, u shpreh më tej Tyson Fury, ish-kampion bote dhe i pamposhtur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...