Golovkin: Do t’ia tregoj vendin Alvarezit

Boksi

Golovkin: Do t’ia tregoj vendin Alvarezit

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 18:37
Golovkin: Do t’ia tregoj vendin Alvarezit

Kampioni i botës në peshën e mesme, boksieri kazak Gennady Golovkin, ka disa plane interesante Ai  nuk dëshiron që meçi me Saul “Canelo” Alvarez, që do të zhvillohet më 15 shtator në Las Vegas të përfundojë si herën e parë, në barazim. “Ne të dy kemi dy stile të ndryshme boksimi. Unë shpresoj që në duelin tim të radhës ta hedh KO në dysheme sa më shpejt të jetë e mundur Canelon. Këtë gjë duhej ta kisha bërë që në duelin e parë, por kam mundësi që t’ia tregoj vendin në këtë sfidë të dytë”, tha Golovkin, i pamposhtur në ring (38 fitore dhe 1 barazim), ndërsa Alvarez numëron 49 fitore, 1 humbje e 2 barazim. Golovkin do të mbrojë në Las Vegas titujt kampionë bote në kategoritë IBO, WBA dhe WBC ndaj Canelo Alvarez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat