Wilder – Fury, caktohet vendi i përballjes

Boksi

Wilder – Fury, caktohet vendi i përballjes

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 23:40
Deontay Wilder dhe Tyson Fury

Deontay Wilder do të përballet me Tyson Furyn. Këtë e ka konfirmuar boksieri amerikan i cili bëri të ditur se ndeshja do të zhvillohet në Las Vegas.

Fury zhvilloi mbrëmë ndeshjen e dytë në tri vitet e fundit. Britaniku arriti të dal fitues ndaj Pianeta.

Ndeshjen e ardhshme 30 vjeçari nga Britania e Madhe do ta zhvillojë kundër amerikanit Deontay Wilder dhe për këtë pritet vetëm caktimi i datës.

Kujtojmë se “bomberi i bronztë” ishte dje në tribuna për ta përcjellur nga afër Furyn dhe pas ndeshjes të dy u ngjitën në ring. “Po vjen” “po vjen” pohuan boksierët duke iu referuar ballafaqimit të tyre.

Ishte kampioni i WBC, Wilder, ai që bëri të ditur vendin. Meçi do të zhvillohet në Las Vegsas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat