Wilder do të përfundojë njësoj si Klitschko

Boksi

Wilder do të përfundojë njësoj si Klitschko

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 16:03
Wilder do të përfundojë njësoj si Klitschko

Tyson Fury, ish-kampion bote në peshën e rëndë, ka deklaruar se rivali i tij i ardhshëm, kampioni aktual i këtij divizioni, amerikani Deontay Wilder, nuk ka për të arritur ta godasë asnjëherë gjatë duelit që ata do të zhvillojnë në fund të këtij viti. Gjasat janë që dy boksierët të  duelojnë në nëntor në Las Vegas, por ende mundon data e saktë. Fury mundi më 18 gusht italianin Pianeta në Belfast dhe pas atij duel në ring u ngjit edhe Wilder, me dy boksierët që konfirmuan duelin e vlefshëm për titullin e kategorisë WBC.

Në një deklaratë për mediat, Fury tha: “Kjo ka për të qenë sfida më e vështirë e jetës time dhe arsyeja është e qartë: Wilder është original dhe grtushtet e tij vijnë nga çdo kënd. Grushtet e tij janë si një dinamit që shpërthen dhe për mua do të jetë një test i mirë. Por jam i bindur se duke punuar fort do ta rikthej në Britaninë e Madhe titullin e kategorisë WBC”.

“Unë besoj se fati është shkruar që unë të bëhem kampion bote i kësaj kategorie. Kjo gjë ëhstë shkruar tek yjet. Wilder është më i lehtë në peshë se unë, por gjatë kësaj periudhe do të humbas disa kilogramë. Do të jem në peshën time optimale për të lëvizur lirshëm në ring. Unë nuk jam nga ata që kam frikë dhe largohem nga rivali vetëm se ka një grusht të fuqishëm. Edhe Wladimir ishte i tillë, por nuk më goditi asnjëherë, pasi gjithnjë i shmangesha goditjes. Kjo gjë do të ndodhë edhe më Deontay, nuk ka për të më goditur asnjëherë më grushtin e tij, sado o fuqishëm të jetë ai. Unë jam një boksieri më i mirë se ai”, tha Fury.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat