Supersfidë - Bota Sot
Supersfidë

Boksi

Supersfidë

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 14:56
Ilustrim

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, UFC ka bërë me dije se më 6 tetor, në eventin UFC-229 që do të organizohet në Las Vegas, përveç duelit për titullin kampion bote në peshën e lehtë mes Khabib Nurmagomedov e Conor McGregor, do të zhvillohet edhe një tjetër përballje e madhe. Përballë njëri-tjetrit do të jenë dy ish-kampionë të peshës së lehtë, Max Holloway dhe Anthony Pettis, që do të duelojnë mes tyre në këtë event. Me shumë gjasa, fituesi i këtij dueli do të përballet vitin tjetër me kampionin e botës së peshës së lehtë, që do të dalë nga sfida mes Nurmagomedov dhe McGregor.

Ferguson nuk duelon që prej shtatorit të vitit të kaluar, kur fitoi titullin kampion, që asokohe ishte vakant, titull që më pas iu hoq, pasi nuk e mbrojti për shkak dëmtimi. Ferguson duhej ta mbronte atë në prill të këtij viti ndaj Nurmagomedov, por u dëmtua. Kjo sfidë mes Ferguson dhe Pettis konsiderohet si e fortë dhe spektakolare, po aq sa dueli mes Kabib e McGregor, pasi në kafaz do të ngjiten dy prej sportistëve më të mirë të kësaj peshe vitet e fundit. Ferguson, 23 fitore e 3 humbje, i ka fituar 10 duelet e fundit dhe duket se ka kaluar dëmtimet e shpeshta, ndërsa Pettis numëron 21 fitore e 7 humbje në karrierën e tij (duelin e fundit e zhvillua në UFC-226).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...