Mjeshtri i ringut, që iu dridhnin serbët dhe ish klubet tjera të republikave ish-jugosllave - Bota Sot
Mjeshtri i ringut, që iu dridhnin serbët dhe ish klubet tjera të republikave ish-jugosllave

Boksi

Mjeshtri i ringut, që iu dridhnin serbët dhe ish klubet tjera të republikave ish-jugosllave

Nga: K. Goca Më: 28 gusht 2018 Në ora: 16:50
Bajram Hashani

Pak kush nga gjeneratat e vjetra që nuk e ka dëgjuar emrin e ish boksierit Bajram Hashani. Kush është Bajram Hashani? Ai i takon gjeneratës së artë të klubit të boksit Prishtina në vitet e 70-ta dhe të 80-ta, në një gjeneratë me Mehmet Bogujevcin, Xhevdet Pecin, Aziz Salihun, Sami Buzollin etj.   Mjeshtri i ringut, që iu dridhnin serbët dhe ish klubet tjera të republikave ish-jugosllave.

“Bajram Hashani është i martuar, ka dy djem Muhametin dhe Medinin. Me boks filloi të merret nga mosha rinore në klubin më të madh të boksit në Kosovë, KB Prishtina. Në vitin 1968, Hashani arrin titullin e parë në ish-Jugosllavi në konkurrencën e juniorëve dhe merr ftesën nga përfaqësuesja e atëhershme Jugosllave ku denjësisht prezantoi vetën në kampionatin ballkanik për të rinj, ku pastaj për shumë vite me radhë ishte i pa konkurrence në kategorinë “Welter” . Pjekuria dhe kulminacioni i Hashanit arrin në vitin 1974 ku fiton shumë turne për rreth ish-Jugosllavisë. Këtë vit fiton edhe turneun e Beogradit që ishte më i madhi i asaj kohe. Viti 1975 ishte edhe viti më i suksesshëm i Hashanit ku fitoi edhe titullin e ish-Jugosllavisë.

Image

Po këtë vit Hashani ishte edhe në Kampionatin Europian në Katowice, Poloni ku Hashani ishte bindëshëm më i miri në këtë kampionat duke fituar të gjitha match-et me nga 5:0 dhe nuk e kishte humbur asnjë round deri në gjysmëfinale, por fati i mungoi në gjysmë finale ku referi ndaloi match-in në round të dytë pasi që kishte qarë vetullën dhe fitorja i iku nga duart te Hungarezi Jozsef Nagy. Hashani nuk u kthye duar zbrasur, ai me vete solli medaljen e bronzt që deri më atëhere nuk kishte sjell asnjë shqiptar medalje. Hashani në vitet e 80-ta emigron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku për destinacion zgjedh qytetin e njohur te boksit Detroid, Michigan State për të vazhduar karrieren edhe më tutje.

Në vitin 1984 fiton Çmimin më të madh në SHBA për amator atë të Golden Gloves që e kanë fituar edhe legjendat Ali, Holmes, Holyfield, De la Hoya. E vetmja dëshirë i mbetet ajo që Hashani nuk kishte arritur ta provoj veten në profesionizëm pasi që menaxheri tij i cili i kishte premtuar Hashanit karrieren profesioniste kishte shkaktuar aksident së bashku me vëllain e vet që kishin vdekur në vend dhe pastaj e kishte shumë vështirë të filloj përsëri pasi që ishte i shtyrë në moshë për ta sprovuar vetën përsëri nga fillimi.

Në vitin 1989 dhe 1990 vazhdon shkollimin për zejen e trajnerit dhe të referit ku i përfundon me sukses të lartë. Momentalisht Bajram Hashani është duke jetuar në SHBA ku është duke e studiuar menaxhimin e boksit dhe kik-boksit dhe në bisedën që kishim pas me të n`a kishte premtuar se do të kthehet së shpejti në Kosovë për të hapur një shkollë të boksit. Ai na tregoi se është duke punuar edhe si trajner në një klub boksi ku klubi tij ka kontakt me ish kampionët botërorë, Pol Remus, Thomas Hearns, promoterin Don King dha vajzen e legjendës Muhamed Ali, Laila që e ndihmojnë klubin me fondacione të ndrryshme.

Karriera sportive

1968 – Kampion i ish-Jugosllavisë për junior,

1968 – Ftohet në reprezentacionin e ish-Jugosllavisë për junior duke qene reprezentuesi i parë Shqiptarë,

1974 – Fitues i turneut të Beograd-it,

1975 – Kampion i ish-Jugosllavisë për seniorë,

1975 – Vendi i tretë në kampionatin Europian në Katowice, Poloni (medalja e bronztë),

1984 – Fitues i tournamentit Amerikan – Golden Gloves (dorëza e artë),

1989 – Profesionalizon shkollimin për trainer ndërkombëtar në SHBA,

1990 – Profesionalzion shkollimin për refer ndërkombtar në SHBA.

Duhet të përmenden disa fakte për luftrat e Hashanit që mbetën për kujtim për dashamirët e boksit:

Ka fituar tre herë kundër kampionit botërorë, Rus-it (Nadirov), ka humbur nga kampioni botërorë në amatorizëm dhe profesionalizëm (Marian Benesh), ka fituar kampionin botërorë Amerikan ( Jankson), ka fituar Italianin (Bobo Marciano-n) në finalen e Golden Glove”, ky shkrim merret në profilin e facebookut të Bajram Hashanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...