Gjosha, djaloshi që nuk po din për humbje

Boksi

Gjosha, djaloshi që nuk po din për humbje

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 13:35
Gjosha, djaloshi që nuk po din për humbje

Një talent i madh dal ngadalë po del në sipërfaqe të sporteve luftarake, respektivisht në sportin e MMA-së. Bëhet fjalë për 16 -vjeçarin, Qëndrim Gjosha, një talent i cili me prejardhje është nga Mitrovica por që jeton dhe ushtron në “Kampfsportcenter Minden” në  Gjermani, në një prej klubeve më prestigjioze në afërsi të Hannoverit. Ky djalosh qysh nga fëmijëria ka qen shumë i lëvizshëm kurse pasion gjithnjë ka pasur artet marciale dhe kështu ai edhe futet në këto ujëra dhe menjëherë ka filluar të tregoj frutat e tij, duke pasur katër ndeshje në MMA, ku ka realizuar po aq fitore.

Ai nga trajnerët e tij po shihet si një luftëtar i ardhshëm i madh, normal nëse punon maksimalisht ashtu qysh e ka vullnetin tani, sepse sipas tyre ka lëvizjet e duhura, fuqinë por edhe motivin për punë, ndërkohë që aspak nuk po mungon edhe mbështetja maksimale që jep familja e tij sidomos prindi Xhafer Xhoxha, që e përcjell hap pas hapi kudo që paraqitet. Ndryshe, cekim se ky djalosh gjatë qëndrimit në Kosovë, ku edhe ishte në pushime verore, edhe pse ka pasur një lëndim të vogël, ai aspak nuk i ndaloi ushtrimet, ku duhet cekur se disa herë ka ushtruar edhe me legjendën e boksit shqiptar, Mehmet Haxhanin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat