Flet kampioni, Shefat Isufi: Humbjen nuk e njoh, qëllimi im të ndeshem për titullin botëror - Bota Sot
Flet kampioni, Shefat Isufi: Humbjen nuk e njoh, qëllimi im të ndeshem për titullin botëror

Boksi

Flet kampioni, Shefat Isufi: Humbjen nuk e njoh, qëllimi im të ndeshem për titullin botëror

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 18:40
Shefat Isufi

I fortë si një luan i vërtetë, djaloshi nga Lugina që jeton në Gjermani pak kohë më parë e vërtetoi se është më i miri në sportin që bën. Shefat Isufi flet në një intervistë të fundit për mediat që mund të lexoni në vazhdim…

Emocionet para ndeshjes dhe momenti që ke mësuar kundërshtarin?

Si gjithmonë emocionet janë prezent çdoherë para ndeshjes por në këtë ndeshje emocionet ishin pak më ndryshe shkaku se njohuri për kundërshtarin nuk kam pasur.

A ke pasur frikë?

Frikë nuk kam pasur dhe asnjëherë nuk do të kem por gjithësesi kam rrespekt për çdo kundërshtarë.

Mendimi që ju ka ardhur në kokë në momentin kur jeni shpallur fitues?

Mendimi që më ka ardhur në kokë pasi u shpalla fitues ishe se po i afrohem edhe më afër titullit të botës.

A e keni menduar ndonjëherë humbjen?

Humbjen nuk e mendoj sepse qëllimi im është të ndeshem për titullin botërorë.

Cilat janë synimet tuaja tash pas fitores?

Synimet e mia janë ti përkushtohem vetëm treningut dhe të arrijë aty ku gjithmon kam dashur (të shpallem kampion bote).

Çfarë i rekomandoni të rinjtë të cilët duan të meren me këtë sport?

Të rinjtë i kisha rekomanduar që nëse deshirojnë të merren me këtë sport apo edhe me ndonjë sport tjetër të punojnë sa më fortë, mos ti humbasin shpresat se fatit asnjëherë nuk i dihet dhe se me punë e me mundë arrihet gjithçka.

Kush është Shefati jashtë ringut?

Shefati jasht ringut është një njeri i qetë, i rrespektuar, modest dhe i afërt me të gjithë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...