Legjenda Mike Tyson: Ky është boksieri më i mirë aktualisht në botë

Boksi

Legjenda Mike Tyson: Ky është boksieri më i mirë aktualisht në botë

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 20:11
Mike Tyson

Legjenda e boksit Mike Tyson ka folur rreth boksierëve aktual dhe ka treguar se cili është më i miri momentalisht.

Boksierë si Deontay Wilder, Tyson Fury, Anthony Joshua  e shumë të tjerë, janë boksier tejet kualitativ dhe me statistika të frikshme.

Dilema e gjithë audiencës së boksit është se cili prej tyre është më i miri.

Legjenda Tyson ka një përgjigje për këtë pyetje.

“Anthony Joshua është më i miri prej shumë të mirëve. Ai është më i madh, më i fuqishëm dhe më i kompletuar. Mënyra e tij e boksimit është më e kompletuar se e të tjerëve. Ai është boksieri më i mirë momentalisht” ishin fjalët e legjendes Tyson.

Anthony Joshua ishte fitues I medaljes së artë në Lojërat Olimpike 2012. Joshua regjistron këso statistikash: 21 ndeshje, 21 fitore, 20 nokauta. Klas I vërtetë nga britaniku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat