Sfida McGregor - Khabib do të vendosë rekorde shikueshmërie - Bota Sot
Sfida McGregor - Khabib do të vendosë rekorde shikueshmërie

Boksi

Sfida McGregor - Khabib do të vendosë rekorde shikueshmërie

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 13:21
Sfida McGregor - Khabib do të vendosë rekorde shikueshmërie

Presidenti i UFC-së, Dana White, gati një muaj nga eventi UFC-229, që zhvillohet më 6 tetor në Las Vegas, shpreson të vendosë një rekord për sa i përket shikueshmërisë. Numri 1 i arteve marciale mikse mendon se përballja kryesore e këtij eventi, ajo mes Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor do të tërheqë vëmendjen e fansave anembanë botës. Në këtë sfidë, rusi Nurmagomedov, i pamposhtur në kafaz, do të mbrojë titullin kampion bote në peshën e lehtë ndaj irlandezi.

“Unë jam i sigurt se UFC-229 do të bëjë të paktën 2 milionë PPV (pay per vieë – paguaj për ta parë), që do të ishte një sukses për ne. Madje nuk përjashtoj mundësinë që t’i afrohemi, pse jo edhe të kalojmë numrin e 3 milionë blerësve, duke qenë se ky event dhe veçanërisht sfidsa mes Khabib dhe Conor ka ngjallur shumë kureshtje në botë. Po kthehet në një sfidë popullore”, tha Dana White. Sfida që ka dhuruar më shumë PPV në historinë e UFC-së është revanshi mes  McGregor e Nate Diaz, me 1.6 milionë blerës (gusht 2016).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...