Akuzon Furyn - Bota Sot
Akuzon Furyn

Boksi

Akuzon Furyn

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 19:36
Anthony Joshua

Kampioni i botës në peshën e rëndë Anthony Joshua beson se Tyson Fury u rikthye në ring pas dy vitesh e gjysmë sepse synon të rimarrë titujt kampionë, por se synon të bëjë sa më shumë para. Për këtë arsye, britaniku shprehet se paratë kanë motivuar bashkëkombësin e tij për t’u ngjitur sërish në ring, ku në nëntor të këtij viti do të përballet me Deontay Wilder në Amerikë. “Strategjia e Fury pas gati tre vitesh pushim është e qartë, të fitojë ca para dhe t’i fusë ato në bankë. Ai vazhdon të flasë siç ka dëshirë, ashtu siç ka bërë gjithnjë”, tha Joshua, që më 22 shtator do të përballet me rusin Alexander Povetkin, ku do të mbrojë titujt kampionë në kategoritë IBF, WBA dhe WBO.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...