Ahmeti, gati për kupën evropiane

Boksi

Ahmeti, gati për kupën evropiane

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 15:36
Ahmeti, gati për kupën evropiane

Nënkampioni i Evropës nga viti 2008 (rregullat e IFMA), Lirim Ahmeti, javën e ardhshme do të udhëtoj drejt Pragës, për të marrë pjesë në kupën evropianë. Interesante është se ai po kthehet në ring pas 1 viti e gjysmë pauzë dhe sipas tij po ndihet shumë mirë. “Ka disa muaj që po punoj me program special të hartuar nga trajneri im. Tani erdhi koha që të kthehem në ring dhe shpresoj se do të kem rikthim të suksesshëm. Sa i përket garës në Çeki, në peshën time do të kem 12 kundërshtar, andaj nuk e di se me kë do ndeshem. Por sido që të jetë unë jam i gatshëm si psiqikisht ashtu edhe fizikisht të jap ma të mirën nga vetja”, deklaroi Ahmeti për “ArenaRing”. Cekim se kosovari deri më tani ka zhvilluar 94 lufta ku shumicën prej tyre i ka fitore. Është momentalisht 28 vjeçar kurse synimi I tij është që të arrij numrin 100 lufta si dhe të ngjitet në piedestalin botëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat