Vdes ish boksieri i mirënjohur, që u poshtërua nga Nazif Gashi midis Beogradit - Bota Sot
Vdes ish boksieri i mirënjohur, që u poshtërua nga Nazif Gashi midis Beogradit

Boksi

Vdes ish boksieri i mirënjohur, që u poshtërua nga Nazif Gashi midis Beogradit

Nga: Kemajl Goca Më: 4 shtator 2018 Në ora: 13:31
Vdes ish boksieri i mirënjohur, që u poshtërua nga Nazif Gashi midis Beogradit

Gjeneratat e vjetra në Kosovë ende kujtojnë një meç drithërues të fundviteve të 70-ta. Ai kishte qenë mes trimit tonë, Nazif Gashit dhe Marijan Benesh, ky i fundit i lindur në Beograd dhe kishte boksuar për ish Jugosllavinë, ishte edhe kampion i Evropës për amatorizëm dhe në boksin profesionist.

Image

Nazif Gashi

Gjeneratat e vjetra kur flasin sot, më shumë emocion kujton fitoren e madhe të Gashit, kur e kishte rrahur Beneshin midis Beogradit, që konsiderohej si një boksier i hatashëm dhe që me një goditje kryente meçin. Por Gashi atëkohë, me zemër shqiptari e kishte rrahur Beneshin, duke tronditur krejt ish Jugosllavinë. Beneshi u poshtëua nga kjo humbje sepse as vet se kishte pritur. 

Image

Benesh

Gashi boksonte për klubin me famë të madhe, Prishtina. Beneshi sipas mediave serbe, sot në moshën 67-vjeçare ka ndërruar jetë. Megjithatë, gjeneratat e vjetra ende mburren me luftën e çmendur të Gashit dhe se si e kishte mundur Beneshin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...