Rikthimi i ish-kampionëve - Bota Sot
Rikthimi i ish-kampionëve

Boksi

Rikthimi i ish-kampionëve

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 18:24
Rikthimi i ish-kampionëve

Chris Weidman  dhe Luke Rockhold më në fund do të rikthehen në  kafaz.

Revanshi i dy ish-kampionëve të peshës së mesme është konfirmuar gjatë transmetimit të UFC 228. Ndeshja do të zhvillohet më 3 nëntor në UFC 230 në Madison Square Garden të New York City-t.

Weidman (14-3) e humbi titullin e peshës së mesme pikërisht ndaj Rockhold në UFC 194 në dhjetorin e 2015, por nuk ishte në gjendje të rikthehej në majë pas dy humbjeve me Yoel Romero dhe Gegard Mousasi.

34-vjeçari Weidman, i lindur në New York, i dha fund ecurisë negative duke mposhtur me submission Kelvin Gastelum në qershorin e vitit të kaluar.

Gjithashtu, kjo do të jetë një mundësi edhe për Rockhold t’i japë fund ecurisë negative, teksa është mposhtur nga Romero në ndeshjen e tij të fundit.

Rockhold ka diskutuar për një kalim në light-heavyweight, por në fillim ka punë  me Weidman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...