Vëllezërit Bogujevci, dikur dridhnin ish Jugosllavinë, çfarë poste kanë sot? - Bota Sot
Vëllezërit Bogujevci, dikur dridhnin ish Jugosllavinë, çfarë poste kanë sot?

Boksi

Vëllezërit Bogujevci, dikur dridhnin ish Jugosllavinë, çfarë poste kanë sot?

Nga: Kemajl Goca Më: 14 shtator 2018 Në ora: 16:45
Shefkiu e Mehmeti

Vëllezërit Bogujevci, Mehmeti dhe Shefkiu, dikur boksierë të mirënjohur, por sot me poste të ndryshme.

Emra që dridhnin dikur ish klubet jugosllave. Mehmeti është nënkampion bote, ndërsa së bashku me Shefkiun boksuan në klubin më të madh shqiptar, Prishtina, pesë herë kampion i ish Jugosllavisë dhe gjashtë herë nënkampion.

Dikur boksierë të mëdhenj sidomos Mehmeti që për pak nuk u bë kampion bote në amatorizëm. Ku janë sot? Mehmeti është sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, kurse Shefkiu është selektor i kombëtares së Kosovës në boks. Vëllezër të boksit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...