Canelo kampioni i ri në boks, e mposht Golovkinin

Boksi

Canelo kampioni i ri në boks, e mposht Golovkinin

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 10:49
Pamje nga meçi

Saul ‘Canelo’ Alvarez është kampioni i ri i peshave të mesme, pasi që mbrëmë e mposhti Gennady Golovkinin. Mirëpo, vendimi për këtë fitore të Canelos nuk ishte unanim nga gjyqtarët, njëjtë si kishte ndeshur edhe në meçin e parë mes tyre. Vendimi për t’ia dhënë fitoren Canelos është diskutuar shumë dhe vlerësohet si kontrovers nga shumë media ndërkombëtare.

Meçi i zhvilluar në Las Vegas përfundoi në mënyrë dramatike, pasi që votat nga gjyqtarët ishin të ngushta, 115-113, 115-113 dhe 114-114. Dy gjyqtarët, Dave Moretti dhe Steve Weisfeld, e vlerësuan më një pikë më shumë Canelon, ndërsa gjyqtari  Glenn Feldman e vlerësoi ndeshjen si të barabartë.

Një vit më parë ishte zhvilluar meçi i parë mes Canelos dhe Golovkinit. Atë meç e kishte fituar Canelo, mirëpo u vendos të zhvillohet përsëri pasi që vendimet e gjyqtarëve u vlerësuan si vendimet më të padrejtë gjatë kohës së fundit në boks.

Për këtë arsye ata u pajtuan që meçi të zhvillohet përsëri, mirëpo kampion doli të jetë përsëri Canelo. Përkundër që doli fitimtar, ai është treguar i gatshëm të merr pjesë edhe në një meç tjetër.

“Nëse njerëzit dëshiron një meç tjetër, atëherë ne do ta bëjmë këtë gjë, pa asnjë dyshim”, tha Canelo pas ndeshjes.

Gjatë periudhës mes dy meçeve, Canelo ishte dënuar për gjashtë muaj. Pasi që ishte hetuar për përdorimin e substancave të palejueshme, u gjetën dy lloje të këtyre substancave në organizmin e tij.

Ai kishte pretenduar se ato dy substanca gjendeshin në organizmin e tij pasi që kishte ngrënë mish të prishur, mirëpo Golovkini nuk e pranoi këtë arsyetim, duke thënë se kundërshtari i tij ishte duke e njollosur botën e sportit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat