Turneu ndërkombëtar “Adem Jashari” në Mitrovicë

Boksi

Turneu ndërkombëtar “Adem Jashari” në Mitrovicë

Nga: K. G. Më: 19 shtator 2018 Në ora: 15:06
Pamje nga takimi

Zyra e Federatës së Boksit të Kosovës, bëri të ditur se turneu më i madh në vendin tonë “Adem Jashari” në boks, do të mbahet në qytetin e Mitrovicës. Sipas zyrës së federatës të gjitha përgatitjet do të bëhen në mënyrën më të mirë, që ky turne të jetë pak më ndryshe. “Takim i FBOXK-së me kryetarin e KK të Mitrovicës Agim Bahtiri, ka qenë jashtëzakonisht i mirë. Bahtiri priti delegacionin e FBOXK-së me kryetarin Ramadan Selimin, nënkryetarin Sylejman Voca dhe sekretarin teknik Latif Demolli. Takimi ishte me rastin e organizimit të turneut ndërkombëtar ‘Adem Jashari’.  Gjatë takimit u dakorduan që këtë vit turneu i 20 jubilar ‘Adem Jashari’ të mbahet në Mitrovicë”, bëhet e ditur nga federata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat