Tyson Fury reagon pas triumfit të madh të Anthony Joshuas - Bota Sot
Tyson Fury reagon pas triumfit të madh të Anthony Joshuas

Boksi

Tyson Fury reagon pas triumfit të madh të Anthony Joshuas

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 08:36
Tyson Fury

Në meçin e zhvilluar mbrëmë në ”Wembley”, Anthony Joshua ka mposhtur me nokaut boksierin rus, Povetkin.

Me këtë triumf, Joshua ka mbrojtur titujt në kategoritë, WBA, WBA, IBF dhe IBO në kategoritë e rënda të boksit profesionist.

Dhe tani, boksieri, Tyson Fury ka reaguar ndaj fitores së Joshuas ndaj Povetkin, duke ”ngacmuar” britanikun.

”Është e drejtë të themi se të dy nuk do të munden ta sfidojnë kurrë mbretin. Kurrë”.

”Joshua, ke sfiduar një 39-vjeçar, sa gjysma e madhësisë tënde”.

”Unë do të përballem me më të mirin e peshave të rënda, me Deontay Wilder, Joshua nuk është as afër tij”.

”Joshua është i ngadalshëm, metododikal. I fuqishëm? Po, por të gjithë janë të tillë”, tha Fury në mes të tjerash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...