Joshua befason me një deklaratë, ja kë e do për rival - Bota Sot
Joshua befason me një deklaratë, ja kë e do për rival

Boksi

Joshua befason me një deklaratë, ja kë e do për rival

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 12:53
Joshua befason me një deklaratë, ja kë e do për rival

Boksieri Anthony Joshua, kampion bote në peshën e rëndë, ka konfirmuar pas triumfit ndaj Alexander Povetkin se objektivi i tij i radhës, për meçin e 13 prillit, është amerikani Deontay Wilder. Një përballje që do të sillte unifikimin e titujve kampionë bote në këtë Divizion, pasi Joshua mban trofetë e kategorive IBF, WBA dhe WBO, ndërsa Wilder atë të kategorisë WBC.

Joshua, 22 fitore e asnjë humbje në karrierën, mposhti të shtunën me “KO” në raundin e shtatë rusin Povetkin dhe pas duelit tha: “Ajo që më intereson më shumë tani është sfida e 13 prillit, sërish këtu para tifozëve të mi, në “Wembley”. Objektivi im kryesor, rivali im numër 1 mbetet Wilder, kaq. Nuk më pëlqen të flas për numrin 2 apo 3. Wilder dhe kaq”, u shpreh Joshua.

Por Wilder, 40 fitore e asnjë humbje si profesionist, do të mbrojë titullin kampion më 1 dhjetor ndaj një tjetër boksieri britanik, Tyson Fury dhe një fitore e sfidantit mund të përmbysë hierarkinë. “Ata arritën një marrëveshje dhe ju uroj suksese. Wilder arriti një marrëveshje edhe me mua, unë e firmosa kontratën dhe më pas ai u tërhoq. Nëse nuk do të duelojë me mua, do ta respektoj vendimin e tij”, tha Joshua.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...