Mesazh interesant i Joshuas

Boksi

Mesazh interesant i Joshuas

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 10:34
Mesazh interesant i Joshuas

Boksieri britanik Anthony Joshua (22 fitore e asnjë humbje) ka deklaruar se është gati të përballet me amerikanin Deontay Wilder në prillin e vitit të ardhshëm edhe nëse ky i fundit do ta humbasë duelin e 1 dhjetorit ndaj Tyson Fury.

Joshua, kampion bote në peshën e rëndë në kategoritë IBF, WBA e WBO, mposhti më 22 shtator rusin Alexander Povetkin, duke qëndruar i pampopshtur, ashtu sikurse janë edhe Wilder e Fury, që do të pëërballen mes tyre në Los Anxhelos ditën e parë të dhjetorit. Në atë sfidë, Wilder, kampion bote në kategorinë WBC, mund të humbasë titullin, por kjo nuk do të ndalë Joshua të duelojë ndaj amerikanit në prill të 2019-ës.

“Edhe nëse humbet unë sërish jam gati të përballem me Wilder, pasi është një kampion dhe emër i madh dhe njerëzit duan ta shohin me çdo kusht sfidën tonë. Ndaj, sido që të dalë dueli me Fury, unë do të dueloj me Wilder”, tha Joshua, që duke folur për Fury, shtoi: “E këshilloj të mos fokusohet tek unë, por te Wilder dhe vetëm kështu mund të bëjë një duel të mirë. Ai ka një plan të mirë, ndaj i uroj fat”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat