Sfidon Joshuan dhe Wilderin ? - Bota Sot
Sfidon Joshuan dhe Wilderin ?

Boksi

Sfidon Joshuan dhe Wilderin ?

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 17:40
Jon “Bones” Jones

Jon “Bones” Jones do të ndjekë hapat e Conor McGregor duke kaluar nga UFC në boks, dhe i ka vënë syrin Anthony Joshua-s.

Ish-kampioni i peshës “light-heavyweight” Jones thotë se nuk ka asgjë për të vërtetuar në UFC.

31-vjeçari kërkon të testojë aftësitë e tij ndaj kampionit të WBA, IBF dhe WBO Joshua si dhe ndaj Deontay Wilder i cili mban titullin e WBC.

“Për momentin dua vetëm të fitoj para. Pashë McGregor duke u ndeshur me Mayweather, dhe ishte rrezik i madh që paguhet shumë.

“Duhet të tregohem i guximshëm dhe të sfidoj kundërshtarë ndaj të cilëve mund të humbas, pasi këtë gjë duan të shohin njerëzit.

“Ata duan të shohin Jones ndaj Velasquez, ata duan të shohin Jones ndaj Ngannou. Por ata duan të shohin edhe Jones ndaj Anthony Joshua, ose Wilder”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...