Vukshinaj në superformë, gjunjëzoi gjeorgjianin

Boksi

Vukshinaj në superformë, gjunjëzoi gjeorgjianin

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 11:49
Vukshinaj në superformë, gjunjëzoi gjeorgjianin

Boksieri i talentuar shqiptar i kategorisë së mesme (72,5 kg) Faton Vukshinaj, zhvilloi duelin e 9-të profesionist dhe arriti të triumfonte që në raundin 1!

Kundërshtari Nikoloz Gvajava (Nr. 2 i Gjeorgjisë) ishte totalisht i pa gjasë ndaj Vukshinaj i cili në ring njihet me nofkën ‘EL VULCANO’

Me vetëm 9 duele (8 fitore, 6 me K.O. dhe 1 barazim) Vukshinaj bënë pjesë ndër 110 boksierët më të mirë në botë dhe synimi i tij është titulli i botës.

‘Fatoni që tani është gati për t’u ndeshur më shumë kampion të kategorisë së mesme, mirëpo ne nuk do të ngutemi, më shumë seriozitet dhe dinjitet do t’i sfidojmë ata në kohen e duhur“, tha menaxheri i Vukshinajt, Luan Dreshaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat